Mbi 30 mijë viktima në Britani, qeveria prezanton plan me 3 faza për heqjen e kufizimeve

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë vendi europian me numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19.

Më shumë se 600 humbje jetësh u shënuan në ditën e fundit, duke e çuar bilancin në mbi 30 000 viktima. Pavarësisht shifrave tepër tragjike, kryeministri Boris Johnson prezantoi në Parlament një plan me 3 faza për heqjen e kufizimeve, transmeton A2.

Fillimisht, do të bëhet rihapjen e dyqaneve të vogla e bizneseve, më pas qendrat tregtare dhe qytetarët do të rikthehen gradualisht në punë. Johnson tha se synon që të arrihet deri në 200 000 testime në ditë në fund të këtij muaji, ndërsa mohoi se i ka dhënë përparësi spitaleve duke lënë pas dore të moshuarit në azile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button