Bekteshi: BDI është e gatshme edhe këtë javë për zgjedhje

Kreshnik Bekteshi, ministri i ekonomisë nga radhët e BDI-së vlerëson se partia e tij është e gatshme për zgjedhje edhe këtë javë, transmeton Portalb.mk.

“Sa i përket datës  së zgjedhjeve si gjithmonë BDI-ja është e gatshme edhe këtë javë të ketë zgjedhje”, deklaroi Bekteshi.

Ai thekson se shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti kryesor për BDI-në.

“Për BDI-në momentalisht prioritet është të përballemi me pandeminë e Kovid-19”, deklaroi ministri.

Ai paralajmëroi se së shpejti do të ketë takim të liderëve ku do të vendoset për zgjedhjet.

Ndryshe, qëndrimi i BDI-së në lidhje me zgjedhjet është që të plotësohen dy kritere për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjegjësisht, zgjedhjet të mund të mbahet kurdo qoftë, nëse plotësohen dy kushtet – njëri është që Komisioni për Sëmundje Infektive të tregojë nëse një proces i tillë e rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe dy – OSBE/ODIHR të konstatojë se mundet t’i vëzhgojë zgjedhjet, paralajmëroi sot në konferencë për shtyp, zv/kryeministri Bujar Osmani.

Ai tha se kushti i dytë është përmendur edhe në komunikimin e djeshëm me trupat e BE-së, të cilat, ashtu siç theksoi Osmani, vlerësojnë se vendimi për zgjedhje është i yni, megjithatë është shumë e rëndësishme që të ketë vëzhgues nga OSBE/ODIHR në procesin zgjedhor.

Gjithashtu, Gjykatësit e kushtetueses njëzëri morën qëndrim se nuk ekzistojnë kushte për pranimin e iniciativës së gjykatësit Osman Kadriu për ngritjen e procedurës sipas detyrës zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpërndarje të Kuvendit, kumtoi Gjykata Kushtetuese.

Ky konkluzion i gjykatësve kushtetues nënkupton se Kuvendi nuk do të mblidhet sërish, që shkon në dobi të skenarit për zgjedhje përpara verës.

LEXO: Zaev propozoi që zgjedhjet të mbahen në qershor, Mickoski tha se ato duhet të mbahen në korrik
LEXO: BDI-ja ka dy kushte për të shkuar në zgjedhje
LEXO: Gjykata Kushtetuese nuk do ta kthejë Kuvendin: Tanimë më kemi marrë vendim, shpërndarja është kushtetuese

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button