KOVID-19 në RMV: Vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të infektuar, sot 8 raste të reja

Me 21 persona të shëruar dhe 8 raste të reja të regjistruara sot me virusin korona, në RMV vazhdon trendi i uljes së numrit të personave të infektuar dhe rritjes së personave që shërohen nga ky virus. Sot një pacient ka humbur jetën, shkruan Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 185 persona nga të cilit 8 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, edhe atë në:

  • Shkup – 3
  • Manastir – 1
  • Veles – 4

Megjithatë, numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë se sa ai i të infektuarve, sot janë shëruar 21 persona të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv me virusin korona, edhe atë nga këto qytete:

  • Shkup – 8
  • Kumanovë – 6
  • Shtip – 1
  • Prilep – 2
  • Tetovë – 1
  • Veles – 1
  • Koçani – 1
  • Makedonski Brod – 1

Spitalin Shtetëror “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 59 vjeçare nga Komuna e Tetovës e cila e cila 15 ditë ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe në ventilator për frymëmarrje.

Me këtë, numri i të infektuarve me virusin korona në RMV ka arritur në 1.526 prej të cilëve 427 raste janë aktive për shkak se 1013 janë shëruar kurse 86 persona kanë ndërruar jetë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button