Ministri Filipçe foli për hapjen e kufijve dhe udhëtimet jashtë vendit

Venko Filipçe, Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut sqaroi se për udhëtimet jashtë vendit, konkretisht për hapjen e kufijve, do të flitet dhe vendoset pas një diskutimi me ministrat e vendeve fqinje, transmeton Portalb.mk.

Ministri sqaroi se nesër në takimin e OBSH-së së rajonit dhe pasnesër në samitin e BE-së, do të diskutohet për hapjen e kufijve.

Për strategjinë për pushimet vjetore dhe udhëtimet gjatë pandemisë në muajt e verës do të flitet pasi që të ketë koordinim me vendet fqinje. Mendoj se do të arrijmë shumë me këtë takim dhe koordinim të përbashkët për shkak se mund të sjellim masa të cilat do t’i respektojnë të gjithë qytetarët, nga të gjitha vendet përreth”, shprehet Filipçe.

Ai e vlerëson së vetëm ky mekanizëm është i suksesshëm pasi nuk e rrezikon shëndetin publik të vendeve.

Filipçe sqaroi se homologu i tij grek planifikon hapjen e kufijve në muajin qershor, ndërsa Sllovenia ka rekomanduar udhëtimet përmes veturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button