Në Korenë e Jugut do të rihapen xhamitë, por me disa detyrime shtesë

Myslimanët në Korenë e Jugut të hënën vendosën të rihapin xhamitë që nga e mërkura, kjo pasi që vendi nuk raportoi asnjë rast të transmetuar lokalisht të koronavirusit për ditën e tretë me radhë.

Me forcë të besimit për tejkalimin e pandemisë më të keqe të COVID-19, myslimanët në Korenë e Jugut të hënën njoftuan të hapnin xhami për besimtarët, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë, Federata Myslimane e Koresë me qendër në Seul tha se xhamitë do të hapen për lutjet e së premtes me xhematin dhe lutjet speciale të natës vonë (Tarawaeeh) gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Federata, megjithatë, u kërkoi myslimanëve të vendit që të ndiqnin masat qeveritare kundër COVID-19 dhe të ruanin një distancë prej një metre gjatë lutjeve.

“Të gjithë myslimanët duhet të ndjekin të gjitha kushtet që mund të parandalojnë përhapjen e COVID-19”, shtoi deklarata.

Pas shpërthimit të pandemisë, qeveria u kishte kërkuar bashkësive fetare të zvogëlonin tubimet për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së infeksionit vdekjeprurës.

Federata u ka kërkuar myslimanëve që të përdorin dezinfektues të duarve, të veshin maska ​​për fytyrën dhe të regjistrohen para se të hyjnë në xhami.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që gradualisht të fillojë hapjen e shkollave nga java e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button