Në Britani 358 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Britania e Madhe i ka regjistruar 358 viktima të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në 28,491 shifrën e përgjithshme të të vdekurve.

Në Angli u shënuan 327 raste fatale në spitale. Pacientët e vdekur ishin nga mosha 46 deri në 101-vjeçare dhe 17 prej tyre nuk kishin ndonjë sëmundje tjetër.

Në shifrën e publikuar nuk janë të përfshira vdekjet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve, të cilat do të publikohen më vonë nga Departamenti i Shëndetësisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Zëri.

Në Uells, për 24 orë vdiqën 14 persona dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 983. Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 174 raste të reja të infektimeve në shtetin që shtrihet në perëndim të Anglisë.

Irlanda Veriore, e cila gjithashtu është pjesë e Britanisë së Madhe, i regjistroi 5 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 381.

Qeveria britanike nuk pritet t’i lehtësojë masat kufizuese deri në fillim të qershorit, kur është paralajmëruar hapja e shkollave fillore për grupmosha të caktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button