Janë arrestuar 98 persona për shkak të mosrespektimit të orës policore

130 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje në 24 orët e fundit, me ç’rast janë arrestuar 98 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse, bëri të ditur MPB-ja.

Sipas të dhënave statistikore të MPB-së në 24 orët e fundit 27 personave u janë lëshuar vendime për izolim, ndërsa 37 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim, nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button