ZYRTARE: Në Dibër doli negativ edhe pacienti i fundit me virusin korona

Qyteti i Dibrës ishte vatra e parë e të infektuarve me virusin korona, por tashmë është edhe qyteti i parë ku shërohen gjithë pacientët që i kanë mbijetuar virusit korona.

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për një pacient të shëruar në Dibër, i cili ishte pacienti i fundit i infektuar në Dibër, transmeton Portalb.mk.

“Rastin e fundit që kemi pasur testi i dytë i kontrollit, doli negativ, që do të thotë se edhe ky rast është regjistruar në listën e personave që fituan betejën me këtë virus”, deklaroi Hekuran Duka, kryetari i Dibrës.

Pacienti i fundit po trajtohej në kushtet shtëpiake.

Testimi i pacientit të fundit është bë me 30 prill, derisa më herët në testimin e pare kishte rezultuar negative.

Në Dibër ka 17 ditë që nuk është regjistruar asnjë person i ri i infektuar me virusin korona. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 47 janë shëruar, për fat të keq, katër persona vdiqën, tre prej tyre nga Dibra dhe një nga Qendra e Zhupës. Në Dibër gjithsej janë të regjistruar 51 pacientë, dy prej të cilëve janë nga Qendra Zhupa.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas propozimit të Shtabit kryesor koordinues të krizës, i hoqi të gjitha masat e parapara për territorin e dy komunave të përmendura të cilat ishin në fuqi sipas planit të aksionit të përgatitur më 13 mars 2020.

Qytetarët e dy komunave ishin 30 ditë në karantinë dhe me kufizim të lëvizjes për shkak të krizës shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi se 69 pacientë janë shëruar, ka 29 raste të reja, numri i përgjithshëm i diagnostikuar 1494, ndërsa 4 persona kanë vdekur.

Përveç Dibrës që po jep rezultate të mira në këto javë, tashmë edhe qyteti i Shtipit është ai qyteti i Maqedonisë së Veriut që në statistikat e fundit shënoi më shumë të shëruar se të infektuar, duke regjistruar vetëm sot 7 të shëruar, prej 32 të infektuarve që ka pasur gjithsej ky qytet.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëroi se në Dibër do të bëhet skrinim i 20 deri 30 përqind të popullsisë së përgjithshme për të vlerësuar imunitetin e qytetarëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button