RMV, “Në shtëpi” ka marrë tjetër kuptim: Karantina ua ka ndryshuar jetën të rinjve

Për nxënësin e shkollës së mesme “Rade Jovçevski – Korçagin”, David Stoilkovski, fjala shtëpi ka marrë kuptim tjetër, prej kur kanë filluar masat restriktive. Si person i cili merr pjesë  në shumë aktivitete jashtë shkollore në lidhje me maturën dhe aktivitete të tjera, të cilat janë anuluar për shkak të masave të sjellura, përditshmëria e tij ka ndryshuar shumë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kohës së karantinës mendoj se të gjithë dëshirojmë të kemi ndonjë obligim që më pas të mos kemi shumë kohë të lirë. Megjithatë, koha e lirë që e kemi si nxënës është zëvendësuar me orë online, detyra shtëpie, testime online, përpunimi i projekteve. Më herët kemi pasur kohë saktësisht të caktuar që kur jemi në shkollë dhe kemi orë, ndërsa tani me profesorët merremi vesh varësisht asaj se kur nga përgjigjet neve”, tha Davidi.

Studentja e Fakultetit Juridik në Shkup, Iva Puoviq, tha se gjatë kohës së karantinës i është hapur mundësia që të lexojë të gjitha librat për të cilat më herët nuk ka pasur kohë, ose të sheh ndonjë serial.

Ajo tha se fati më i madh në këtë periudhë, është që jeton në shtëpi me oborr, ku mund të kalojë kohë me qenin e saj. Puoviq tha se ka vazhduar të shkruajë poezi, që është hobi i saj edhe para se të filloj karantina.

“Duhet ta pranojë se një pjesë të madhe të kohës e kalojë edhe në kuzhinë, kam mësuar shumë receta interesante dhe të shijshme vegane. Gjithashtu, ditën e përfundoj me ushtrime, mundohem të qëndroj në kondicion të mirë, por edhe më mirë ndjehem ashtu”, tha Iva.

Të rinjtë janë decid që edhe pse tani përditshmëria është më ndryshe, ka edhe përparësitë e veta.

“Një ditë e zakonshme gjatë kohës së karantinës duhet shumë më ndryshe, madje edhe nga ditët e pushimit veror. Kemi kohë të mjaftueshme t’i kushtojmë vetes dhe të fillojmë me diçka që kemi dashur ta bëjmë më herët, ndërsa nuk kemi pasur shumë kohë”, theksoi Davidi.

Për atë se si ballafaqohet me ndjenjat në këto kusht, Puoviq tha se nuk ka ndjerë frikë kur ka filluar situata e përhapjes së virusit, por ka kuptuar se është shumë e lehtë të manipulohen njerëzit.

Ndërsa, në lidhje me këtë, Davidi tha se çdokush prej nesh mund të dalë nga shtëpia e tij, përderisa i respekton masat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button