RMV, prej sot 20 euro gjobë për mosmbajtje të maskës, facoletës apo shallit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nëpërmjet profilit të tij të Facecbook-ut rikujtoi se prej sot do të gjobitet çdo qytetar i cili nuk do të mbajë pajisje mbrojtëse për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, njofton Portalb.mk.

“Prej sot gjoba për mosrespektim të dekretit për mbajtje të pajisjes mbrojtëse.

  • Obligativisht të mbahet pajisje mbrojtëse (maskë, facoletë apo shall) që të mbulohet goja dhe hunda, në të gjitha vendet publike si dhe institucionet shtetërore, marketet, dyqanet, bankat, postat, transportin publik, institucionet shëndetësore dhe të ngjashme.
  • Mbajtja e pajisjes mbrojtëse është e obligueshme edhe në vende të hapura, gjithmonë kur nuk mundet të mbahet distancë minimale prej dy metrave mes qytetarëve.
  • Mbrojtja nuk është e obligueshme për qytetarët që qëndrojnë në oborr të shtëpisë familjare, vozisin biçikletë ose bëjnë sport në vend të hapur, (por duhet që obligativisht të mbajnë distancë prej 2 metrave), nëse udhëtojnë në automjet me personat me të cilët jetojnë, por edhe nëse gjenden në vend të hapur ku mund të mbahet distancë prej dy metrave.

Ndërkohë, personat juridik janë të obliguar që në objektet e tyre të sigurojnë mbajtje të mbrojtjes personale për të gjithë të punësuarit, si dhe të ndalojnë hyrje dhe lëvizje nëpër këto hapësira për çdo person fizik i cili nuk mban maskë.

Për mosrespektimin e këtij vendimi, parashikohen edhe gjoba prej 20 euro për personat fizik, ndërsa deri më 2000 euro për personat juridik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button