U dhurua “UV Gard” në spitalin “8 Shtatori”, premtohen edhe dy tjerë

Ivica Pockov dhe Nikola Gligorov, dy inovatorët kanë dorëzuar “UV Gard” në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, pasi dorëzuan një të tillë më parë në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ndërsa premtojnë se do të dorëzojnë edhe dy tjera në RMV, transmeton Portalb.mk.

“Sot kemi dhuruar “UV Gard” për dezinfektimin e sipërfaqeve dhe ajrit nga viruset dhe bakteret në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori”, i cili gjatë ditës do të vihet në përdorim”, njoftojnë inovatorët.

Ata sqarojnë se pajisja është e thjeshtë për përdorim, si dhe e sigurt për punonjësit.

“Pajisja është e thjeshtë për t’u përdorur dhe mjaft e dobishme. Rrezet UV arrijnë në vende që janë të paarritshme dhe 100% eliminojnë viruset dhe bakteret në sipërfaqe të pabarabarta. Pajisja menaxhohet nga distanca, dhe personi që drejton pajisjen është plotësisht i mbrojtur.”, sqarojnë Pockov dhe Gligorov.

Ata premtuan se do të dorëzojnë edhe dy pajisje të tilla.

“Të hënën i kemi dhuruar Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërsa javën tjetër do të dhurojmë “UV Gard” në spitalin në Kavadarit dhe në Klinikën për Pulmonologji dhe Alerologji”, premtuan inovatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button