Shqipëri, është rritur në 31 numri i viktimave nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se një tjetër person i konfirmuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka ndërruar jetë në Shqipëri, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 31, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, një pacient i konfirmuar me COVID-19, në gjendje të rëndë prej një muaji, ka ndërruar jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Pacienti 71-vjeçar “me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, nuk arriti të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

“31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore”, theksohet më tej.

Kujtojmë se në Shqipëri deri tani janë konfirmuar 766 raste pozitive me COVID-19, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, ndërsa mes tyre 455 janë shëruar.

Në Shqipëri për shkak të COVID-19 është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Institucionet këtë javë kanë filluar lehtësimin për disa nga masat kufizuese, ndërsa disa kategori të bizneseve kanë filluar që të ushtrojnë aktivitetet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button