35 të shëruar dhe 17 raste të reja në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të dhënat e sotme (27 prill, 2020) tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.

Sipas tij, këto rezultate janë shpresëdhënëse, por qytetarët duhet ta mbajnë vëmendjen tek rregullat e caktuara nga institucionet përkatëse, njofton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.

Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!

Akoma nuk ka kaluar rreziku.
Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button