88 persona e kanë shkelur orën policore, 76 prej tyre janë arrestuar

Tetëdhjetë e tetë persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit për periudhën 26 dhe 27 prill, ku janë arrestuar 76 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.

Siç kumtoi Ministria e Punëve  të Brendshme, sipas të dhënave statistikore gjatë 24 orëve të fundit 186 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 77 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë është bërë kontroll i personave në izolim dhe vetëizolim, nuk janë evidentuar persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button