Qeveria ka shpallur një thirrje për prokurim emergjent për të paktën 2.000 maska ​​mbrojtëse në ditë

Qeveria ka shpallur një thirrje publike emergjente për të blerë maska ​​mbrojtëse në mënyrë që të parandalojë pasojat e koronavirusit Kovid-19 gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë deri më 27 prill, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë prodhuesit vendas që plotësojnë kushtet e kësaj thirrje kanë të drejtë të marrin pjesë, si vijon: dorëzimi i të paktën 2,000 maska ​​në ditë, dërgesa duhet të realizohet brenda periudhë derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme, në lokacione të ndryshme në Shkup, çmimi për një maskë të jetë maksimum 40 denarë, plus TVSH, për maska ​​të cilat prodhuesi i bën me materialin e vetë çmimi i një maske ​​të prodhuar, nga materiale të siguruara nga Qeveria, duhet të jetë maksimum 25 denarë, plus TVSH. Për materialin duhet të dorëzohet raport nga një analizë laboratorike të realizuar nga mdonjë laborator i autorizuar”, thuhet në komunikatën e qeveris.

Operatorët ekonomikë, ofertuesit, duhet të paraqesin dokument për veprimtarinë e regjistruar (formularin DRD), raport nga analiza e kryer laboratorike, një kopje të maskave dhe deklaratë të ofertuesit se ai mund të arrijë të dorëzojë së paku 2.,000 maska ​​në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button