Angelovska propozoi të luhet bixhoz online, për antibixhozin ky vendim është i turpshëm

Ministrja e Financave sot në një konferencë për shtyp njoftoi se në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-së do të propozoje që lojërat e fatit të zhvillohen online pasi të njëjtat janë mbyllur nga muaji mars. Nga Lëvizja Anti Bixhoz këtë vendim e konsiderojnë si të dëmshëm për shoqërinë, njofton Portalb.mk.

Sipas ministres Angellovska, ky propozim ka për qëllim parandalimin e largimit nga puna të 8 mijë personave të cilët punojnë në këtë sektor, ajo gjithashtu theksoi se kjo do të ndihmonte edhe në kontrollimin e ambientit nga paraqitja e objekteve shtesë të bastoreve.

“Edhe ligji aktual që e kemi në fuqi posedon dispozita për lojëra të fatit online, përfshirë edhe bastoret dhe kazinotë. Edhe pse kjo ka qenë si dispozitë ligjore, në praktikë nuk është zbatuar dhe për këtë, edhe para kësaj periudhe janë realizuar analiza krahasuese, ku është gjetur se 8 mijë persona punojnë në këtë sektor, kurse nga ana tjetër, ajo do ta përmirësonte rregulloren që do të ndihmonte në kontrollimin e ambientit nga paraqitja e objekteve shtesë të bastoreve”, tha Angellovska.

Ajo theksoi faktin se nga ky sektor, gjithsej në buxhetin e shtetit hynë rreth 40 milion euro.

Fotografi nga aktiviteti i Lëvizjes Anti Bixhoz
Fotografi nga aktiviteti i Lëvizjes Anti Bixhoz

Ky vendim mesa duket nuk i pëlqeu Lëvizjes Anti Bixhoz, sipas tyre në qoftë se i njëjti hynë në fuqi do të bëje shumë dëm për shkak se tanimë me mos pasjen e mundësisë të luajtjes bixhoz, shumë njerëz janë shëruar nga kjo varësi kurse praktika e të luajturit online do ti kthej ata në veset e vjetra.

“Propozimi që vjen sot nga Ministria e Financave të Maqedonisë së Veriut është tejet i turpshëm dhe absolutisht i dëmshëm për shoqërinë tonë. Nga fillimi i pandemisë, respektivisht nga dita kur filluan edhe të mbyllen kazinotë në shtet dalë nga dalë shoqëria filloi të shërohet nga kjo varësi kaq e dëmshme e tani Ministria e Financave jep propozim që të njëjtat të zhvillohen online, turp” tha Jushi Emurllai nga Lëvizja Anti Bixhoz përPortalb.mk.

Ndryshe, ligji për lojërat e fatit ka ngelur në sirtaret e Parlamentit të RMV-së për shkak se i njëjti ende nuk është vendosur në votim nga deputetët, kjo vjen për shkak të mungesës së kuorumit në Komisionin për Financa dhe Buxhet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button