KOVID-19: Në Tetovë me rrethinë ka gjithsej 68 raste, Komuna e Bogovinës ngelet më e rrezikuar

Sot janë evidentuar edhe 3 raste të reja me virusin korona në Tetovë me rrethinë, kështu gjithsej numri i të infektuarve në këtë rajon ka arritur në 68 kurse nga komunat më të rrezikuara, ngelet ajo e Bogovinës, njofton Portalb.mk.

Edhe pse tashmë kanë kaluar një javë nga dita kur masat e veçanta parandaluese për shpërndarjen e virusit korona hynë në fuqi për Komunën e Tetovës, një pjesë prej të cilave nga dita e djeshme vlejnë për gjithë territorin e RMV-së, numri i të infektuarve në këtë rajon çdo ditë pëson rritje.

Vetëm sot janë regjistruar 3 raste të reja me virusin korona, Komuna e Bogovinës ngelet me numrin më të lartë të të infektuarve, gjë që e vendosën këtë komunë në një rrezik më të lartë krahasuar me komunat tjera në rajonit e pollogut, marrë parasysh numrin e banorëve.

Rikujtojmë se kërkesa e Portalb.mk për publikimin e komunave reale të të infektuarve në bazë ditore të rajonit të pollogut ende nuk është pranuar, kurse numri i testeve u publikua vetëm një herë deri tani.

Në Komunën e Tetovës në izolim me vendim janë gjithsej 204 persona kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit aktualisht gjendej gjithsej 62 persona.

Masat e veçanta për Tetovën

Masa e cila ndalon transportin e organizuar në Komunën e Tetovës ka hyrë para disa ditëve në fuqi dhe po ndiqet me vëmendje nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB), në Tetovë.

Masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave ka pësuar ndryshim për shkak të ankesës nga Komuna e Tetovës që kjo masë të vleje vetëm për objektet e mbyllura, nga kjo komunë sot njoftuan se kërkesa e tyre është pranuar nga komisioni për sëmundje infektive dhe e njëjta pritet të votohet nga Qeveria e RMV-së.

Shtabi i Krizës së Komunës së Tetovës po ashtu kërkoi nga qeveria që me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit ora policore të fillojë nga ora 19:00, kjo kërkesë u pranua dhe ka hyrë në fuqi nga dje.

Pas vendimit të fundit qeverisë, Bankat nga ky muaj do të fillojnë të bëjnë pagesën e pensioneve në ditë të ndryshme, sipas kategorizimit në bazë të lartësisë së pensioneve, që do të reduktojë dukshëm radhët e pritjes së pensionistëve përpara hapësirave dhe sporteleve bankare.

-Shërbimet komunale kanë vazhduar me intensitet të lartë dezinfektimin e rrugëve, rrugicave dhe hapësirave publike edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës: Bozofcë, Veshallë, Brodec, Shipkovicë, Lisec, Gajre dhe Rasadisht.

Ndryshe, 26 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona në 24 orët e fundit në territorin e RMV-së, kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1326 kurse i të shëruarve 337, për shkak të virusit korona kanë ndërruar jetë 57 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button