KOVID-19 në RMV, 41 raste të reja, 29 persona janë shëruar

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 41 raste të reja të Kovid-19 me çka numri i përgjithshëm arriti në 1.300. Janë regjistruar 29 pacientë të shëruar, prej të cilëve katër nga shërimi në spitale dhe 25 të cilët u shëruan në kushte shtëpiake, njofton Portalb.mk,

Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 439
  • Kumanovë – 353
  • Prilep  – 131
  • Tetovë – 65
  • Veles – 62
  • Strugë – 55
  • Dibër – 51
  • Shtip – 34
  • Koçan – 29
  • Manastir – 17
  • Ohër – 15
  • Gostivar – 12
  • Kriva Pallankë – 5
  • Kavadar – 5
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Krushevë – 3
  • Kërçovë – 3
  • Negotinë – 3
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Makedonski Brod –2
  • Demir Hisar – 1
  • Pehçevë – 1
  • Vallandovë – 1

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 649 teste dhe atë përmes Institutit për shëndet publik – 437, përmes Fakultetit veterinar – 23, Avicena – 20, Biotek – 49, Klinika “Zhan Mitrev” – 90 dhe Sistina me metodë PCR – 30. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 13.649 testime të Kovid-19.

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, shërohen 63 pacientë.

“Në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’, janë hospitalizuar 31 pacientë. Me fotografi më të rëndë klinike janë shtatë pacientë, ndërsa shtatë të tjerë janë vendosur në respiratorë. Në Spitalin klinik në Manastir po shërohen 11 pacientë, ndërsa në këtë moment në Spitalin klinik në Shtip janë hospitalizuar tre pacientë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button