Serie A afër fillimit të stërvitjeve, por me kushte të veçanta

Qeveria italiane e frenoi jo pak dëshirën e Serisë A për të rifilluar kampionatin sa më shpejt që të jetë e mundur, duke deklaruar se do të duhet të mendohet mirë përpara sesa ta lejojë një gjë të tillë, transmeton ABC.

Ministri i Sportit, Vinçenco Spadafora, u shpreh se për momentin mund të lejohen vetëm stërvitje: “Mund të rifillojnë stërvitjet në mënyrë graduale, – u shpreh ministri.

“Do të jenë stërvitje individuale, edhe kur flitet për sporte kolektivë si futbolli. Për sa i përket rifillimit të kampionateve, do ta vlerësojmë në ditët në vazhdim, dhe do të këshillohemi edhe me Komitetin tonë Tekniko-Shkencor”.

Një ditë më parë, drejtuesit e Ligës së Futbollit dhe Federata Italiane e Futbollit ishin marrë vesh për të rifilluar Serinë A sa më shpejt që të ishte e mundur.

Në favor të këtij propozimi votuan të 20 klubet, duke lënë mënjanë polemikat dhe kundërshtitë.

Ndeshjet, edhe nëse do të luhen, do të jenë pa praninë e spektatorëve në stadiume, por klubet do të shmangnin krizën e plotë financiare, sepse do të siguronin të ardhurat nga televizioni dhe nga sponsorët.

Seria A është ndërprerë që nga data 9 mars e këtij viti pasi Italia u godit nga epidemia e Koronavirusit, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, dhe që ka shkaktuar rreth 25 000 të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button