UNESCO: 826 milionë nxënës nuk kanë kompjuter për mësimin në distancë

Gjysma e numrit të përgjithshëm të nxënësve në botë, ose 826 milionë nxënës dhe studentë nuk kanë mundësi për të pasur një kompjuter në shtëpi, nënvizoi UNESCO, ndërkohë që mësimi në distancë është mbështetur nga një pjesë e madhe vendesh që po përballen me pandeminë e COVID-19, transmeton Koha.net.

“Dhe 43%, 706 milionë nxënës nuk kanë internet në shtëpi”, shtoi UNESCO në një komunikatë duke denoncuar një ndarje shqetësuese dixhitale në arsimin në distancë.

“Pabarazitë janë veçanërisht të shënuara në vendet me të ardhura të ulëta si në Afrikën Subsahariane, ku 89% e nxënësve nuk kanë kompjuterë në shtëpi dhe 82% nuk kanë internet”, shton Organizata e Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencën dhe kulturën. “Për më tepër, ndërkohë që telefonat celularë mund t’u lejojnë nxënësve të marrin informacione, të lidhen me njëri-tjetrin dhe me mësuesit e tyre, rreth 56 milion nxënës jetojnë në vende ku nuk kanë rrjete celulare, rreth gjysma e të cilëve në Afrikën Subsahariane”.

Sipas saj të paktën 1.5 miliardë nxënës dhe 63 milionë mësues fillorë dhe të mesëm janë prekur nga një ndërprerje e pazakontë e mësimit, e shkaktuar nga pandemia Covid-19, me shkolla të mbyllura në 191 vende”.

“Duhet të rrisim përpjekjet tona për të siguruar lidhje me të gjithë, por gjithashtu të mbështesim alternativa të tjera, veçanërisht përdorimin e transmetimeve në radio dhe televizion në komunitet dhe krijimtarinë në të gjitha format e të mësuarit”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay.

“Këto pabarazi përbëjnë një kërcënim të vërtetë për vazhdimësinë e mësimit në këtë periudhë të ndërprerjes së pazakontë të arsimit”, nënvizoi Stefania Giannini, nëndrejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s për arsimin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button