U publikua raporti për virusin korona gjatë 24 orëve në Itali

Në Itali janë regjistruar 534 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.  Vihet re një rritje  e lehtë e numrit të të vdekurve krahausra me një ditë më parë, ku humbën jetën 454 persona, pra 80 më shumë, transmeton ABC.

N total numri i viktimave në Itali ka shkuar në 24678, që nga shpërthimi i pandemisë. Sakaq, janë shënuar 2,729 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin 2,256.

Ndërkohë është ulur po ashtu edhe numri i pacientëve në terapi intensive në Lombardi. Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë, në Itali janë realizuar gjithsej 1.450.150 testime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button