Filipçe ka propozuar lehtësim të orës policore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se ekziston plan për lehtësimin e masave restriktive, gjegjësisht orës policore, njofton Portalb.mk.

“Po planifikohet që ora policore të fillojë në ditët e punës prej orës 19:00 deri në ora 05:00. Të moshuarit mbi 65-vjeç në vend të orarit të deritanishëm prej në 10:00 deri në ora 12:00, të mund të lëvizin prej orës 08:00 deri në orën 12:00. Gjatë kohës së vikendit, ora policore të fillojë të shtunën prej orës 13:00 dhe të zgjatë deri të hënën në ora 05:00”, tha Filipçe.

Për të hyrë në fuqi propozimet, Qeveria duhet të njëjtat t’i miratojë në seancë qeveritare.

Të gjitha masat tjera për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse kundër virusit korona, distancës prej dy metrave, dhe ndalesës për grupim mbeten në fuqi.

Pas paraqitjes së virusit korona në Maqedoninë e Veriut, fillimisht ora policore ka filluar të zbatohet prej 21:00 deri në 05:00 dhe e njëjta ka zgjatur disa ditë dhe më pas u ndryshua me kohëzgjatjen e orës policore prej 16:00 deri në 05:00. Njëkohësisht nga Qeveria disa herë informuan se lehtësime të masave restriktive priten prej 1 majit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button