Lista II – bizneset që do të hapen në Shqipëri prej 27 prillit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot listën e dytë të bizneseve që do të hapen më 27 prill.

Sipas Ramës, janë 27 589 punonjës të regjistruar në këto biznese që me datë 27 prill do të munden të rikthehen në punë.

“TË GJITHA BIZNESET DUHET TË MARRIN VËRTETIMIN PËR HAPJE AKTIVITETI NË e-albania DHE TË NJIHEN ME PROTOKOLLIN E SIGURISË PËRMES www.e-albania.al

VËRTETIMI DHE PROTOKOLLI DUHET TË DISPONOHEN NË MJEDISET E BIZNESIT PËRKATËS

* Nga hapja e këtyre bizneseve, kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës, përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1X40.000 lekësh.

* Shërbimi Taksi do të ketë protokoll të veçantë”,- shkruan Kryeministri Edi Rama.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button