Gjermania filloi zbutjen e masave

Gjermania prej ditës së hënë filloi zbutjen e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në vend, njofton Portalb.mk.

Shumica e dyqaneve më të vegjël se 800 metra katrorë lejohen të hapen përsëri. Qendrat dhe dyqanet e rihapura rishtazi duhet të respektojnë rregulla të rrepta higjeno-sanitare.

Në fillim të ditës, pak njerëz u panë në qendrat dhe dyqanet e rihapura. Njerëzit janë ende duke ndjekur distancën në shoqëri, kurse disa prej tyre mbajnë maska për të mbrojtur veten nga virusi.
Kafenetë dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura për momentin.

Më shumë se 4.600 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani dhe mbi 145.700 raste janë raportuar, ndërsa më shumë se 88.000 njerëz janë shëruar.

Urgjenca shëndetësore e koronavirusit në Gjermani vihet nën kontroll për herë të parë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Duke folur në një konferencë shtypi në Berlin, Spahn nënvizoi se numri i pacientëve me koronavirus ka rënë nën ata që janë shëruar nga virusi, kurse spitalet kanë afër 10.000 shtretër të lira të kujdesit intensiv për momentin.

Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë Evropa dhe SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button