Tetovarët kërkojnë ndihmë psikologjike për zbutjen e ankthit gjatë izolimit

Për problem të tilla psikologjike, janë paraqitur disa individë te disa psikolog nga shoqata “Cortex” të cilët tash disa javë ofrojnë ndihmë psikologjike falas për qytetarët me qëllim të tejkalimit të problemeve psikologjike dhe situatës stresuese që mbizotëron me paraqitjen e virusit korona, shkruan Kanal 5, transmeton Portalb.mk.

“Kryesisht, nuk mund të thuhet, problem kryesor për të cilin duan të flasin dhe ju intereson është izolimi dhe frika nga infektimi. Në qoftë se vjen puna deri në infektim, çka pas asaj. E dyta është situate stresuese e cila paraqitet për shkak të izolimit. Ata që paraqiten kryesisht kërkojnë ndihmë për atë se sit të luftojnë ankthin në këtë periudhe. Ne ju japim këshilla, të i kushtojnë rëndësi vetes, të kryejnë disa punë për të cilat asnjëherë nuk kanë menduar se do të mund ti bëjnë. Të kalojnë kohën më të relaksuar, të shoqërohen, të jenë më të afërt me familjarët, të ju kushtohet sa më shumë rëndësi atyre” theksi Biljana Radiçevska, psikologe dhe anëtare e Shoqatës së Psikologëve “Korteks” në Tetovë.

Nga përvoja e saj, ata të cilët kanë kërkuar ndihmë psikologjike nuk vijnë nga ndonjë grup apo kategori e veçantë shoqërore.

“Paraqiten njerëz të të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve. Të vjetër e të rinj, të mos them fëmijë por realisht paraqiten edhe adoleshent, të moshës 14 vjeçare. Paraqiten prindër të cilët duan të pyesin dhe të konsultohen për atë se si të ju shpjegojnë fëmijëve nevojën për të qëndruar në shtëpi. Të gjithë thonë se fëmijët e shohin kohën e mirë dhe dëshirojnë të dalin jashtë. Me ata flasim se çfarë mund të bëjnë, në çfarë forme të ju ndihmojnë, si është mënyra më e thjeshtë për ti izoluar fëmijët dhe të mos i rrezikojnë” shpjegoi Radiçevska.

Ajo potencoi se në bisedë e sipër me njerëzit ka vërejtur se informacionet të cilat ata I kanë mund të paraqesin një përkeqësim të individëve për përballjen me pasigurinë. Ata kanë shumë informacione, nga gjithkund dhe vetë ata informacione ndonjëherë përbëjnë probleme të cilat as nuk ekzistojnë. E para dhe më e rëndësishmja është zgjedhja e informacioneve, të shihet cilat janë sakta, dhe cilat nuk vlejnë. Kështu do të informohen saktë se çfarë realisht është e dëmshme, çka realisht mund të ju infektoj me virusin korona, çfarë gabime bëjnë njerëzit të cilët infektohen. Këto janë punë për të cilat ne më detajisht duhet të jemi të informuar, që të mendojmë drejtë dhe të marrim vendime të cilat janë të lidhura me përballjen me rrezikun që vjen nga virusi korona.

Në fund të bisedës Radiçevska dha disa këshilla, të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga virusi korona dhe të shihet më me pozitivistet situata.

“Situata me izolimin mund të shihet më me pozitivitet, të mos shihet si diçka stresuese, të shfrytëzohet kjo kohë për diçka të mirë. Ndonjëherë ankohemi për shkak se dëshirojmë të shkojmë sa më shpejtë në shtëpi, tashmë e kemi këtë mundësi dhe ankohemi pse të qëndrojmë në shtëpi. Pyetje kryesore që të gjithë duhet ta parashtrojnë është se çfarë mund të bëjnë diçka të mirë këto tre ditë të izolimit. Disa punë që gjithmonë kemi dashur ti bëjmë mirëpo nuk kemi pasur kohë, ja tani e keni shansin” sugjeroi Biljana.

Katër psikolog, Biljana Radiçeska, Sema Halili, Nebahat Imeri dhe Majlinda Abazi nga kjo shoqatë kanë ofruar shërbimet e tyre pa pagesë me terminë paraprake përmes telefonit, e mail, skype apo faqes së tyre në fejsbuk. Ju mund të dërgoni mejl në [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button