RMV, 37 raste të reja me virusin korona, gjithsej 1207 të infektuar, 15 të shëruar, 2 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 37 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1207 persona ndërsa raste aktive janë 977. Janë shëruar 15 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 2.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë shëruar 15 persona, 6 nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, dhe që kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Ministria informon se kanë ndërruar jetë 2 pacientë, njëri nga Shkupi në Klinikën për Sëmundje infektive 66 vjeçar dhe tjetri nga Shtipi 83 vjeçar, ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtatori”. Të dy pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera përpos infektimit me COVID-19.

Me këtë numri i të shëruarve është 179 ndërsa i të vdekurve 51.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 8
– Kumanovë 9
– Tetovë 3
– Prilep 5
– Veles 3
– Ohër 8
– Koçani 1

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 1170 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 409
  • Kumanovë – 329
  • Prilep  – 117
  • Veles – 58
  • Strugë – 55
  • Tetovë – 55
  • Dibër – 51
  • Shtip – 32
  • Koçan – 27
  • Manastir – 17
  • Ohër – 15
  • Gostivar – 12
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Kriva Pallankë – 4
  • Kavadar – 4
  • Krushevë – 3
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 2
  • Negotinë – 2
  • Makedonski Brod –2
  • Demir Hisar – 1

Në 24 orë e fundit janë bërë 314 testime. Nëpërmjet: IShP-së – 222, Fakultetit të Veterinarisë – 0, Avicena – 3, Biotek – 27 dhe Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) – 17, Sistina – 45. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 11870 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button