Spasovski: Po bëhet plan serioz për lehtësimin e masave pas 1 majit

Kryeministri Oliver Spasovski informoi se po bëhet plan serioz për atë si dhe në cilën mënyrë pas 1 majit të fillohet me lehtësimin e disa masave, ndërsa të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normale.

Sipas tij, numri i të infektuarve është ai që edhe është pritur për këtë periudhë.

“E kishim të rëndësishme të krijojmë kushte për punën e punonjësve shëndetësorë. Menduam se masat për distancim fizik japin rezultate, sepse edhe ka pasur vendime për të mos punuar shkollat, kopshtet, shumë kompani nuk kanë punuar, duke i përfshirë edhe ati në hotelieri dhe turizëm, Kjo ishte e nevojshme. Të gjithë do të mbajmë një pjesë të barrës nga kjo krizë. Kjo nuk është kohë për çfarë do përfitimi, të gjithë duhet të jemi të orientuar ndaj përballjes së suksesshme me këtë situatë”, porositi kryeministri Spasovski.

Lidhur me çështjen për mbylljen e rajoneve në shtet për festa, Spasovski me qëndrim se sjellja e vendimit për vazhdimin e orës policore deri të martën në mëngjes po i jep efektet. Në bazë të informacioneve që i merr nga MPB-ja, në shtet nuk ka rritje enorme të njerëzve që lëvizin ose që janë në grupe në vendet për rekreacion, gjegjësisht një pjesë shumë e vogël kanë shkuar në shtëpitë e tyre prej ku vijnë në Shkup, transmeton MIA.

Për Spasovskin karantina shtetërore është një prej masave më të mira qeveritare sepse rreziku shkon në minimum. Shteti ka bërë përpjekje maksimale përmes MPJ-së që të sigurohet të kthehen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë mbetur për çfarë do arsye në disa nga vendet evropiane. Më shumë se 2.800 persona, përkujtoi, janë vendosur në karantinë shtetërore.

E tërë ajo që ishin masa qeveritare dhe që ishin në territorin e shtetit, trajtohen edhe në nivel lokal veçanërisht në ato mjedise ku, siç thotë, kemi numër të konsiderueshëm të personave të infektuar ose krijim të kushteve për bartjen e koronavirusit.

“Situata është e ndërlikuar në shumë qytet, mes tyre edhe në komunën e Kumanovës pasi që kemi rritje të numrit të njerëzve të infektuar dhe kjo flet për faktin se edhe përkushtimi i Qeverisë në këtë pjesë është e orientuar shumë në përballjen me tërë këtë situatë. Nga njëra anë ta mbajmë sistemin shëndetësor stabil dhe nga ana tjetër maksimalisht t’u ndihmojmë qytetarëve përmes rekomandimeve që i sjellim dhe përmes respektimit të tyre”, ka thënë Spasovski.

Ai mendon se ka ulje të tendencës së të infektuarve gjithkund, por duhet, theksoi, fokusi i vëmendjes të jetë ku ai ka më shumë kushte për përhapje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button