KE-ja për hapjen e kishave në RMV gjatë Pashkëve: Të gjithë kanë obligim ta mbrojnë shëndetin publik

Komisioni Evropian në një reagim për MIA-n, është deklaruar në lidhje me ndodhitë me Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM) dhe rikujtoi se të gjithë aktorët në shoqëri kanë obligim që ta mbrojnë shëndetin e popullatës, njofton Portalb.mk.

Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, rikujtoi se të gjithë vendet, në BE dhe në botë, kanë miratuar masa të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë globale KOVID-19 dhe se prioriteti kyç në këtë periudhë është mbrojtja e shëndetit publik të popullatës.

Ky reagim vjen pasi që KOM-i refuzoi që t’i mbyll kishat gjatë kohës së festave të Pashkëve, të cilat shkaktuan shqetësim të madh nga pasojat eventuale ndaj sistemit shëndetësor.

“Në disa javët e kaluara, vendet-anëtare të BE-së dhe vendet në mbarë botën kanë miratuar masa të jashtëzakonshme që të përballen me krizën shëndetësore të shkaktuar nga epidemia e KOVID-19. Këto janë kohëra për precedent dhe autoritetet nacionale duhet që t’i kenë në disponim mjetet e nevojshme që të veprojnë shpejtë dhe në mënyrë efikase për mbrojtjen e shëndetit në nivel të popullatës”, deklaroi Pisonero.

Zëdhënësja rikujtoi në rekomandimin e dërguar nga ana e kryetares së KE-së, Ursula von der Lajen, më 31 mars, e cila thotë se çdo masë e jashtëzakonshme duhet patjetër t’i respektojë parimet themelore dhe të jetë e kufizuar në atë që është e domosdoshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button