Kina përditësoi shifrat, shtohen 1.290 vdekje nga COVID-19 në Wuhan

Është rritur në 3.869 numri i të vdekurve në Wuhan në rajonin Hubei të Kinës si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Portalb.mk.

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, administrata e qytetit Wuhan në rajonin Hubei, lidhur me numrin e vdekjeve nga COVID-19 të deklaruar më parë si 2.579 i ka shtuar edhe 1.290 vdekje të tjera duke e përditësuar numrin e vdekjeve në gjithsej 3.869.

Ndërkohë numri i rasteve në Wuhan me 325 raste të reja të shtuara ka arritur në 50.333, thuhet në deklaratë. Më tej theksohet se këto të dhëna të ndryshme janë shkaktuar nga fakti se nuk janë regjistruar të sëmurët që kanë vdekur në shtëpi, për shkak të personelit të pamjaftueshëm shëndetësor, raportimit të gabuar si dhe nga mungesa e koordinimit ndërinstitucional.

Në deklaratë thuhet se çdo jetë e humbur në pandemi është dhimbje e një familjeje dhe u shprehen ngushëllime familjeve që kanë pasur humbje jetësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button