ZYRTARE: Qeveria e Maqedonisë mori masa të reja për luftimin e virusit korona

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në Seancën e 43-të mori masa të reja në lidhje me kufizimin e lëvizjes për qytetarët dhe miratimin e masave të reja për parandalimin e pasojave nga virusi korona, transmeton Portalb.mk.

“Gjithë personat me nevoja të veçanta përjashtohen komplet nga kufizimi i lëvizjes”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Qeveria sqaroi se kjo vlen edhe për shoqëruesit e tyre. Për shfrytëzimin e kësaj të drejte, nuk duhet të merret leje e veçantë, vetëm duhet të kenë me vete vërtetimin mjekësor.

Qeveria e RMV-së njoftoi se është sjellë Dekret me fuqi ligjore për respektimin e rekomandimeve në transportin publik të udhëtarëve. Këtu Qeveria rekomandon që transportuesit të organizojnë qarkullimin e tillë që distanca ndërmjet udhëtarëve të jetë dy metra dhe të ketë më së shumti 50% udhëtarë në krahasim me ulëset.

Qeveria paralajmëroi se do të ketë dënim prej 250 euro për personat nëse kryejnë transport publik pa i respektuar këto masa.

Qeveria paralajmëroi se do të aplikon në Bankën Botërore më projekt për menaxhimin e shpejtë të virusin korona. Për aplikimin e këtij projekti në BB, Qeveria e RMV-së e autorizoi Ministrinë e financave.

Qeveria rekomandoi që objektet, si marketet, vetëshërbimet, furrat, e të ngjashme të mbajnë rendin para dhe në objektin e tyre, duke respektuar distancën, duke siguruar edhe dezinfektimin e duarve para objektit. Këta objekte duhet të vendosin shenja për organizimin e pritjes, ashtu që distanca të jetë dy metra.

Qeveria gjithashtu miratoi ndryshime për lehtësimin e procedurave për dhurimin e ndihmave financiare për luftimin e virusit korona në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button