Maqedonia e Veriut kërkoi mbështetje nga FMN-ja në luftën kundër virusit korona

Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Kombëtare të Maqedonisë së Veriut theksoi sfidën e sigurimit të burimeve financiare për të zbatuar masat financiare në luftimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

Ajo në këtë takim përfaqësoi vendet e Evropës Juglindore që nuk janë anëtare të BE-së

Guvernatorja Angelovska-Bezhoska zhvilloi takim virtual me institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN-ja dhe Banka Botërore, ku temë kryesore ishte politika ekonomike e vendeve evropiane në luftimin e virusit korona.

Guvernatorja sqaroi situatën e vendeve të rajonit, duke treguar se ekonomitë e shteteve fqinje kanë nevojë për financim nga institucionet ndërkombëtare, nevojë për mbështetje nga FMN-ja dhe burime tjera të BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button