Studentët e prekur nga kriza e koronës kërkojnë mbështetje financiare

Parlamenti studentor universitar në Universitetin “Sh. Kirili e Metodi” po kërkon krijimin e një organi këshillues për të ndërmarrë masa ekonomike për të mbështetur financiarisht studentët e prekur nga epidemia e tanishme në vend. Ata vlerësojnë se situata është serioze dhe sugjerojnë që takimi i parë të mbahet sa më shpejtë, që javën e ardhshme në periudhën 21 dhe 24 prill.

“Studentët si një kategori e lëndueshme financohen më së shpesh nga të ardhurat e familjeve së tyre, ndërsa këto të ardhura janë zvogëluar ndjeshëm që nga fillimi i krizës. Veç kësaj, studentët të cilët vetë i financojnë studimet e tyre, gjithashtu janë prekur rëndë nga kjo krizë, duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre kanë punë honorar dhe përkohësisht, kështu që ata nuk janë të mbuluar nga masat aktuale ekonomike”, thuhet në komunikatën e parlamentit studentor universitar, njofton Meta.mk.

Ata theksojnë që kriza e koronës ka sjellë pasiguri të madhe financiare të studentëve dhe familjeve të tyre, duke e kërcënuar vazhdimin e procesin arsimor të studentëve të prekur nga kriza.

Qëllimi i grupit të ardhshëm këshillues do të jetë propozimi i masave për përkrahje financiare afatshkurtra dhe afatgjata për studentët dhe familjet e tyre të prekur nga kriza aktuale. Në këtë grup do të merrnin pjesë parlamentet e studentëve nga të gjitha universitetet në vend, organizatat rinore, Agjencia për rini dhe sport, Ministria e arsimit dhe shkencës, Ministria e Financave, Qeveria dhe organizatat rinore të partive.

 

“Familjet të cilat kanë studentë kanë shpenzime mujore më të larta se të tjerat, prandaj besojmë se janë të nevojshme masa shtesë për të lehtësuar situatën financiare në të cilën ata gjenden dhe për të mundësuar përqendrim të qetë në arsim”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button