Pashkët në kushte të Kovid-19: Edhe autoritetet edhe kisha apeluan të respektohen masat parandaluese

Qeveria nuk heq dorë as një inç nga vendimet dhe masat të cilat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes edhe gjatë kohës së festave të Pashkëve, ndërsa të cilat janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Ato vlejnë për secilin, porositi edhe një herë mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk  kryeministri Oliver Spasovski.

“Të gjithë qytetarët dhe të gjithë faktorët në shoqëri duhet t’i respektojnë masat e Qeverisë, ndërsa ato janë të qarta. Është e ndaluar lëvizja e të gjithë qytetarëve në orët e caktuara në ditët e punës, ndërsa ajo ndalesë është e tërësishme për periudhën prej të premtes në orën 16 deri të martën në orën 5. Përkujtoj se është aktive ndalesa për grupimin e qytetarëve në grupe më të mëdha se dy persona, në hapësira publike. Këto janë kufizimet aktive, vendime dhe masa dhe ato mbeten në fuqi edhe gjatë festave të Pashkëve. Qeveria nuk heqë dorë as një inç nga vendimet dhe masat të cilat janë në interes për mbrojtjen e shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar. Ato vlejnë për secilin!”, ka shkruar Spasovski.

Ai theksoi se, me të vërtetë, sot po kalojmë nëpër kohë të vështira edhe sa i përket vlerave personale dhe nevojave dhe se për herë të parë besimtarët ortodoks, në vend se në kisha, do të duhet t’i kalojnë festat e pashkëve në shtëpitë e tyre.

Me mesazhe të ngjashme, dolën anëtarët e kishës, të cilët përgatitën program të veçantë për festimin e Pashkëve në gjendje të jashtëzakonshme, i cili parashikon liturgji të përditshme, por me një numër të kufizuar besimtarësh, dhe pjesa tjetër të qëndrojë jashtë kishës në distancën e përcaktuar nga njëri-tjetri dhe të mbrojtura. me maska dhe doreza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button