U liruan 63 persona nga izolimi shtetërorë në Maqedoninë e Veriut

Pasi kishin ardhur në Maqedoninë e Veriut nga shtetet tjera, sot mbaroi izolimi shtetëror për 63 shtetas të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ata kishin qëndruar për 14 ditë në hotelin “Uni Palas” në Kavadari.

Qytetarët që kishin qëndruar në këtë hotel kishin ardhur nga nga Kosova, Bullgaria, disa vende të Evropës qendrore dhe nga SHBA-ja.

Ndryshe, gjithë shpenzimet e izolimit shtetërorë për dy javë, duke përfshirë strehimin dhe ushqimin, janë të mbuluara nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut.

Qytetarë që do të vijnë në Maqedoninë e Veriut duhet të sistemohen në karantinën shtetërore ku do të qëndrojnë dy javë. Pas kësaj, me vetorganizim ose nën organizimin e policisë, do të zhvendosen qytetarët nga karantina shtetërore në karantinën shtëpiake, ku duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button