RMV, 66 raste të reja me virus korona dhe 1 viktimë, gjithsej 974 të infektuar dhe 45 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 66 raste të reja të virusit korona me këtë numri i përgjithshëm në vend ka arritur në 974, 1 tjetër ka ndërruar jetë. I ndjeri ka ndërruar jetë përpara dy ditëve në Spitalin “8-Shtatori” dhe sot kanë arritur rezultatet që kanë konfirmuar prani të virusit korona , njofton Portalb.mk.

Sipas qyteteve, në Shkup ka 10 të infektuar, 27 në Kumanovë, Shtip 3, Prilep 4, Tetovë 5, Strugë 6, Veles 2, Ohër 3, Gostivar 1, Koçan 3 dhe Negotinë 2.

Sipas vendbanimeve deri më tani janë regjistruar në:

Shkup 339
Kumanovë 262
Dibër 49
Shtip 31
Prielp 89
Tetovë 43
Strugë 49
Veles 36
Manastir 9
Ohër 7
Kavadar 3
Gostivar 10
Gjevgjeli 4
Strumicë 2
Kriva Pallankë 4
Radovish 4
Krushevë 3
Koçan 25
Probishtip 2
Kërçovë 1
Negotinë 2

Në ditënatën e kaluar janë bërë 500 teste. Nëpërmjet IShP-së janë bërë 310 testime, IShP-së 310, Fakultetit të Veterinarisë 24, Avicena 24, Biotek 24 dhe Filipi i Dytë 118. Deri më tani në vend janë bërë 9.762 teste.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të hospitalizuar 5 pacientë, të gjithë janë në gjendje të mirë dhe janë marrë mostrat e para kontrolluese te 3 pacientë. Sot arrit edhe një pacienti nga Ohri i cili do të mjekohet në këtë Spital. Në mjekim shtëpiak ndiqen 8 pacientë.

Në Spitalin e Shtipin mjekohen 8 pacientë, të gjithë janë në gjendje stabile, ndërkaq në kushte shtëpiake ndiqen 17 pacientë.

Një person i cili në statistikën e djeshme u evidentua në Kumanovë, pas mbarimit të anketës pandemike është konstatuar se është banor i Kriva Pallankës dhe në pajtueshmëri me atë është adaptuar raporti i sotëm.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në vend janë shëruar 12 pacientë nga Shkupi, të cilët janë shëruar në kushte shtëpiake, ndërkaq për dy teste kontrolluese janë negative.

Ministria e Shëndetësisë njofton se pacientja e cila përpara dy ditëve ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak “8 Shtatori” sot kanë arritur rezultatet e mostrave të cilët kanë treguar prani të KOVID-19. Pacientja në moshë 76-vjeçare nga Shkupi është hospitalizuar në spital me simptoma të virusit.

Në pajtueshmëri me konfirmimin e fundit ky rast është evidentuar në statistikën e sotme të Institutit për Shëndet Publike.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button