Spasovski: Për Pashkët të qëndrojmë në shtëpi, ashtu do ta fitojmë këtë të keqe
Kryeministri Oliver Spasovski sot nga Kumanova ka dërguar apel deri te qytetarët – t’i respektojnë masat e Qeverisë edhe gjatë kohës së festave të Pashkëve, me qëllim që të parandalohet infektimi, njofton Portalb.mk.
“Dëshiroj të dërgoj ngushëllim deri te familjet e të ndjerëve. Ne si Qeveri në kohë reagojmë dhe do të bëjmë gjithçka që duhet që të respektohet masa, të mos ketë grupime edhe gjatë festave të Pashkëve. Tani është moment i festave dhe të qëndrojmë në shtëpi, ashtu do ta fitojmë këtë të keqe”, thotë Spasovski.