Borë në Llazaropole, Mavrovë, Dibër, Krushevë dhe Berovë

Shtresë bore dhe temperaturë nën zero janë regjistruar në disa pjesë të vendit. Gjatë natës patëm mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat  vende-vende ishin më të rrëmbyeshme. Fryu erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor. Me vranësira dhe me reshje të borës ishte në Llazaropole, Topollçan, Manastir dhe Berovë. Sot reshje të shiut ka në Demir Kapi dhe Strumicë.

Shtresë bore deri 11 cm ka në Llazarpole, 10 cm në Dibër, nëntë në Hanet e Mavrovës, gjashtë në Pozharan dhe Krushevë dhe dy cm në Berovë.

Temperatura më e ulët sot në mëngjes prej minus katër gradë është matur në Llazaropole dhe Krushevë. Zero gradë ishte në Kriva Pallankë, Dibër, Manastir dhe Prilep, një në Ohër dhe Berovë, dy në Tetovë dhe Pretor, tre në Shtip, katër në Shkup, Kumanovë dhe Demir Kapi.

Reshje janë regjistruar çdokund, ndërsa sipas matjeve të DPHM-së ka pasur 25 litra në metër katror në Vinicë, 20 në Llazaropole dhe Shtip, 18 në emir Kapi, 15 në Strumicë, 14 në Kriva Pallankë, Tetovë, Pozharan dhe Shkup, 13 në Gjurishte dhe Dibër, 10 në Krushevë, nëntë në Berovozh dhe Prilep, tetë në Kumanovë, gjashtë në Topollçan, tre në Ohër dhe dy në Pretor dhe Manastir.

Pasdite mot i ndryshueshëm me vranësira, vende-vende me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në male borë. Nga orët e pasdites reshjet do të jenë prezente vetëm në juglindje dhe do të ndalojnë, ndërsa vranësirat do të pakësohen dhe do të ketë periudha më të shpeshta me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri 16 gradë.

Në Shkup, do të jetë mit i ndryshueshëm me vranësira, nga mesdita vranësirat do të pakësohen dhe do të përqendrohet mot me diell me vranësira të vola mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri përkohësisht e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 14 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button