RMV, Banka popullore: Do të lirohen 8 miliardë denarë për nxitje të kreditimit të ekonomisë

Në ankand të bonove të arkës që duhet të mbahet sot, në pajtim me vendimin e Bankës popullore të sjellë të hënën, oferta do të jetë për tetë miliardë denarë më i vogël në krahasim me ankandin e mbajtur në mars, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Nga Banka popullore theksojnë se mjetet e liruara në shumë prej rreth 130 milionë eurove pritet të mundësojnë mbështetje të mëtutjeshme për ekonominë e vendit përmes nxitjes së aktivitetit kreditor të sistemit bankar.

“Ndërmarrja e hapit të këtillë nga ana e Bankës popullore pason pas pakësimit të normës themelore të interesit, ndryshimet rregullatore me çka sigurohet fleksibilitet më i madh dhe u lihet hapësirë më e madhe bankave të fokusohen në procesin e kreditimit, si dhe të ndryshimeve tek rezerva e detyrueshme me çka lirohet likuiditet plotësues dhe u jepet mbështetje kreditimit të sektorëve më të goditur në ekonomi”, vlerësojnë nga Banka popullore.

Sipas bankës qendrore sigurimi i likuiditetit plotësues është posaçërisht me rëndësi, duke i pasur parasysh specifikat e goditjes nga pandemia e Kovid-19 dhe masave që po ndërmerren për përballjen me të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button