Prokuroria kërkon nga 2.000 euro dënim për 19 persona nga Shkupi që s’e kanë respektuar orën policore

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot deri te Gjykata Penale e Shkupit ka dorëzuar 19 propozime për dhënien e urdhër-pagesave për shkak të veprës penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë” nga neni 206 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

“Të gjithë të akuzuarit nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjimit të posaçëm për lëvizje në territorin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht gjatë kohës së orës policore kanë lëvizur në lokacione të ndryshme në qytet”, thonë nga Prokuroria.

Prokurorët kompetent Prokurori publik kompetent ka propozuar që t’u shqiptohen nga 100 gjoba ditore, ku gjoba ditore të jetë 20 euro, gjegjësisht nga 2.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button