MPPS: Nëse njëri prind nuk ju lejon të shihni fëmijën tuaj, ju mund të bëni kallëzim penal

Ministria e punës dhe politikës sociale (MPPS) nuk ka autorizim të ndëshkojë në rast se prindi që është kujdestari i fëmijës nuk e respekton vendimin që prindi tjetër të sheh fëmijën, e kompetencë të tillë nuk kanë as qendrat për punë sociale. Kundër prindërve të pandërgjegjshëm që i pengojnë takimet, prindi tjetër mund të paraqesë kallëzim penale pranë organit kompetent, sqarojnë nga ky institucion, pasi “Meta” kërkoi përgjigje, si të veprohet për prindërit e e privuar nga kjo e drejtë, të cilët posaçërisht në këtë periudhë të masave për mbrojtje kundër kovid – 19, nuk mund t’i shohin fëmijët e tyre, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në pyetjen, çfarë merr përsipër ministria kur në kushte të jashtëzakonshme, por edhe në kushte të rregullta, prindërit që janë kujdestarë e pengojnë pamjet e fëmijëve, ata u përgjigjën:

“Sipas Ligjit për familjen, prindërit janë të detyruar të respektojnë vendimet e qendrave dhe mosrespektimi i tyre sjell përgjegjësi penale për prindërit. Në përputhje me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, në rast mosrespektimi të vendimeve, dispozitat për ekzekutim të detyruar zbatohen kur ekzistojnë kushte për këtë”, theksojnë nga ministria.

Edhe pse në Serbi, me lejet për orë policore janë përfshirë edhe  prindërit të cilët nuk janë kujdestarë të fëmijëve, thjesht për të qenë në gjendje të shohin fëmijët e tyre, autoritetet tona nuk kanë përgjigje të saktë për këtë, nëse dhe kur do të fillojnë aplikimin e lejeve për këta prindër, në mënyrë që fëmijët të mund ta shohin prindin me të cilin nuk jetojnë.

“Vendimet që janë marra në qendrat për punë sociale janë në fuqi dhe sa herë që ekzistojnë kushte për realizimin e pamjeve të fëmijëve me prindin me të cilët nuk jetojnë, ato zbatohen pa asnjë rrezik për fëmijët dhe përgjegjësinë e përbashkët të të dy prindërve. Përkujtojmë që prindërit mund të nënshkruajnë marrëveshje për të parë fëmijë jashtë orëve të punës në qendrat e punës sociale. Qendrat janë në dispozicion të prindërve për mbështetje profesionale në këtë proces”, kanë sqaruar nga MPPS.

Prindërit që janë anëtarë të Nismës për përgjegjës të përbashkët prindërore pas divorcit, reaguan disa ditë më parë se prindërit që kanë kujdestarinë e fëmijëve (nënat dhe baballarët) nuk i respektojnë vendimet nën pretekstin e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas tyre, qendrat e punës sociale nuk kanë mekanizma për të siguruar që zgjidhjet e tyre të zbatohen dhe për këtë arsye ata shpesh injorojnë problemin, duke i lënë prindërit që ata ta zgjidhin mes veti (por nëse ata do të mund ta bënin këtë, atëherë nuk do të kishin nevojë për institucionet e sistemit). Edhe pse të privuar nga kjo e drejtë, prindërit thonë se numri i të punësuarve në qendra është zvogëluar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, MPPS pohon pretendon se qendrat, në përputhje me masat mbrojtjes nga kovid-19, punojnë me klientë çdo ditë pune nga ora 9 deri në ora 13.

MPPS rithekson që prindërit, në përputhje me detyrimin për t’u kujdesur dhe mbrojtur shëndetin e fëmijëve, duhet të rregullojnë lëvizjen e fëmijëve në përputhje me rekomandimet e Qeverisë për të vepruar në situata emergjente dhe kur ka të shpallur orë policore. Ata duhet të tregojnë vetëdije dhe gatishmëri më të lartë për një marrëveshje se si të mbajnë kontakte midis fëmijëve dhe prindit me të cilët nuk jetojnë, ndërsa në të njëjtën kohë fëmijët të mos ekspozohen ndaj rreziqeve që sjell kjo pandemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button