Higjiena Komunale për 24 orë janë mbledhur 1.000 tonë mbeturina në Shkup

Gjatë 24 orëve të kaluara ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup kanë mbledhur dhe transportuar thuajse 1.000 tonë mbeturina nga kontejnerët nëntokësor dhe mbitokësor në Qytetin e Shkupit. Ashtu siç kumtuan nga ndërmarrja, kontejnerët janë zbrazur gjatë tërë natës, njofton Portalb.mk.

Javën e kaluar, mbledhja e mbeturinave është kryer vetëm në një turn, por gjendja në terren u tregua se ashtu nuk është e mundshme që të arrihet që mbeturinat të transportohen nga thuajse 6.000 kontejnerë të vendosur nëpër Shkup.

“Për atë arsye. NP Higjiena Komunale – Shkup vazhdon t’i mbledhë dhe transportojë mbeturinat sipas orarit të vjetër, gjegjësisht me tre turne, çdo ditë të javës, dhe ashtu do të jetë edhe gjatë vikendit kur është edhe festa e Pashkëve. Informohen qytetarët se mbeturinat nga amvisëritë individuale do të mblidhen me dinamikën standarde, dy herë në javë. Apelojmë deri te qytetarët që të mos hedhin mbeturina të mëdha, ndërtimore”, kumtojnë nga ndërmarrja,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button