Janë zëvendësuar drejtorët në ndërmarrjet publike në Qytetin e Shkupit

Pas përfundimit të mandatit për të cilin janë emëruar ushtrues detyre Drejtorët e NP “Ujësjellësi dhe knalizimi”, QKR dhe Kopshti Zoologjik, qyteti i Shkupit emëroi drejtorë të rinj, transmeton Portalb.mk.

Drejtor i ri i NP “Ujsjellësi dhe kanalizimi” është emëruar Dragan Ilievski, inxhinier mekanik me më shumë se 20 vite përvojë pune. Drejtori paraprak, Marjanço Mitovski, i cili nga radhët e të punësuarve u emërua në këtë pozitë, vazhdon angazhimin e tij si drejtor sektorial i ndërmarrjes.

Drejtor i ri i kopshtit zoologjik është Zoran Popov, i cili vjen nga radhët e punonjësve. Popov është një ekonomist me 20 vjet përvojë pune.

Qendra Kulturore Rinore do të ketë drejtor të ri pas vlerësimit të CV-ve për këtë pozitë.

Kosana Mazneva është emëruar me mandat të ri dhe vazhdon të mbajë postin e drejtorit të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button