Në platformën Eduino janë në dispozicion të gjitha materialet edukative për fëmijë nga mosha 3 në 6 vjet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri të ditur se është në funksion pjesa për arsim parashkollor në platformën kombëtare për e-mësim EDUINO, e cila është e hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillim të Arsimit, UNICEF-it dhe me partnerët e tjerë.

“EDUINO është platformë edukative dedikuar për të gjithë edukatorët dhe prindërit në të cilën mund të gjenden, shfrytëzohen dhe ndërmerren materiale, lojëra dhe aktivitete për fëmijët të moshës nga 3 deri në 6 vjet. Platforma siguron përmbajtje përkatëse për mësim bazuar në lojëra në institucionet edukativo-arsimore – kopshte/qendra për zhvillim të hershëm të fëmijës, si dhe në shtëpinë e prindërve me prindërit që të sigurohet edukim  dhe zbavitje cilësore për më të rinjtë. Kjo platformë ofron video me përmbajtje të përpunuara edukativo-arsimore për fëmijët të moshës parashkollor prej 3 deri në 6 vjet. Videot janë në kohëzgjatje prej 15 minutave dhe janë të shoqëruara me prezantim dhe rrëfim/shpjegim nga edukator. Deri më tani janë vendosur mbi 150 video në gjuhën shqipe dhe maqedonase”. bëri të ditur MPPS-ja, transmeton MIA.

Në të ardhmen, të gjithë edukatorët dhe prindërit në këtë platformë do të mund të gjejnë dhe ndërmarrin materiale, lojëra dhe aktivitete të përgatitura për shfrytëzim për fëmijë të moshës prej 3 deri në 6 vjet.

Platforma digjitale me video materiale de aktivitete për mësim përmes lojës është në dispozicion në www.eduino.gov.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button