RMV, 54 raste të reja me virusin korona, gjithsej 908 të infektuar, gjashtë të vdekur

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja të të infektuarve me virusin korona, njofton Portalb.mk. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 908 persona ndërsa raste aktive janë 778. Kanë ndërruar jetë 6 persona.

Sipas të dhënave të ministrisë, në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup kanë ndërruar jetë 4 persona në moshë mbi 60 vjeçare. Dy persona nga Labunishta, një nga Prilepi dhe një nga Kumanova.
Në spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 2 persona: pacienti nga Velesi, 67 vjeçar dhe pacienti nga Kumanova, 59 vjeçar.

Janë shëruar 42 persona, 10 nga Klinika në Shkup, 12 nga Dibra dhe 20 nga Shkupi që kanë qenë në mjekim shtëpiak.

Me këtë numri i të shëruarve është 86 ndërsa i të vdekurve 44.

Të infektuarit e ri sipas qyteteve janë:
– Shkup 13
– Kumanovë 25
– Prilep 10
– Veles 2
– Tetovë 1
– Kërçovë 1
– Shtip 1
– Gostivar 1

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 908 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

  • Shkup – 329
  • Kumanovë – 236
  • Prilep  – 85
  • Dibër – 49
  • Strugë – 43
  • Tetovë – 38
  • Veles – 34
  • Shtip – 28
  • Koçan – 22
  • Manastir – 9
  • Gostivar – 9
  • Ohër – 4
  • Gjevgjeli – 4
  • Radovish – 4
  • Kriva Pallankë – 3
  • Krushevë – 3
  • Kavadar – 3
  • Strumicë – 2
  • Probishtip – 2
  • Kërçovë – 1

Në 24 orë e fundit janë bërë 710 teste. Nëpërmjet: IShP-së – 530, Fakultetit të Veterinarisë – 18, Avicena – 20, Biotek – 24 dhe Filipi i Dytë – 118, Sistina 2. Gjithsej, deri më tani në vend janë bërë 9262 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button