Ministria e Shëndetësisë: Mediat të mos nxitojnë për ekskluzivitet, të dhënat për të infektuarit i japim vetëm ne

Ministria e Shendetësisë, e informon opinionin se për gjendjen me virusin korona do t’i njoftojë të gjitha mediat njëkohësisht pasi që t’i marrë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton Portalb.mk.

“Duke e pasur parasysh që në ditët e kaluara, disa media të parat kanë informuar për statistikën e ditës, i lusim të gjithë mediat që të publikojnë vetëm informata zyrtare të cilat dalin nga institucionet relevante në vend që t’i shfrytëzojnë kontaktet personale për informim”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata thonë se gjendja në shtet është e jashtëzakonshme dhe këto momente nuk duhet që të shfrytëzohen për ekskluzivitet – pasi që të dhënat mund të jenë të pasakta, por edhe të dhënat pa informata të detajuara mund të shkaktojnë panik dhe frikë te familjarët të cilët mjekohen nga virusi korona në Klinikën Infektive të Shkupit, por edhe në institucionet tjera.

“Apelojmë për solidaritet dhe kujdes në këto momente. Ju lusim që për raportimin në lidhje me gjendjen e pacientëve të infektuar të jetë vetëm nga Ministria e Shëndetësisë. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe përkrahjen që na e jepni – bashkëpunimi vazhdon edhe më tej”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button