Kumanova kërkoi vlerësim të funksionalitetit të spitalit dhe dhënien përparësi të testeve nga komuna

Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtimi i Kumanovës kërkon nga Ministria e shëndetësisë dhe Komisioni i sëmundjeve infektive të bëjnë vlerësim urgjent dhe shqyrtim të funksionalitetit të Spitalit të Kumanovës dhe departamenteve ku ka staf të infektuar me virusin Kovid-19, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, Shtabi i Krizave në Kumanovë kërkon nga Ministria, Komisioni për sëmundje infektive dhe Instituti i shëndetit publik që të japin përparësi ndaj testeve për të gjitha strishot e marra në territorin e komunës së Kumanovës për punonjësit e shëndetit. Ata kërkojnë informata me kohë nga Qendra për shëndet publik-Kumanovë në lidhje me rezultatet pozitive dhe negative të testeve të koronavirusit.

Autoritetet komunale nga Kumanova ankohen se nuk marrin rezultate me kohë për pjesën më të madhe të strishove që janë dërguar për analiza, prandaj nga shtabi i krizave mendojnë që në komunën e Kumanovës po krijohet një pasqyrë epidemologjike joreale.

Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kumanovë në 24 orët e kaluara janë diagnostikuar 11 raste të reja të personave të infektuar me Kovid-19. Numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar me koronavirusin në territorin e kësaj komune ka shkuar në 211.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button