Dënime për 19-të qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit për mosrespektim të masave qeveritare, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike – Tetovë dhe ajo në Gostivar ka propozuar dënim për 12 persona, respektivisht  7 persona për shkak mosrespektimit të orës policore, transmeton Portalb.mk.

Ata akuzohen në bazë të nenin 206, paragrafi 1 të Kodit Penal, ku theksohet respektimi i masave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Për këtë arsye, PTHP-Tetovë propozoi që 12-të qytetarët të dënohen me 100 gjobë ditore për shkak se nuk kishin respektuar orën policore. Njëjtë, PTHP-Gostivar propozoi deri te Gjykata dënim për shtatë persona për shkak mosrespektimit të orës policore.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellur sot vendim që gjatë fundjavës së ardhshme, përkatësisht, gjatë festave të Pashkëve, duke përfshirë edhe ditën e hënë, ora policore të zgjas nga e premtja, prej orës 16:00 deri të martën në orën 05:00.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 854 persona ndërsa raste aktive janë 772. Sipas të dhënave të ministrisë, në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup kanë ndërruar jetë 4 persona.

LEXO: RMV, Ndalesë për lëvizje prej të premten pasdite, deri të martën në mëngjes
LEXO: RMV, 26 raste të reja me virusin korona, gjithsej 854 të infektuar, katër të vdekur
LEXO: Është arrestuar një 77-vjeçar në rrugën “176” të Tetovës, gjatë orës policore ka shëtitur me revole

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button