Çka është skenar i mirë në pritje të majës së Kovid-19?

Vetë-disiplina i ndihmon më së shumti sistemit shëndetësor. Sidomos në prag të majës kur pritet që numri i pacientëve të rinj të rritet seriozisht.

Çka është skenar i mirë në kushte të pandemisë? Respektimi i kufizimeve të lëvizjes dhe masave të tjera parandaluese për mbrojtje nga koronavirusi,e përmes vetë-disiplinës së tillë – do të bëhet e mundur që maja e infeksionit të mos nga ngarkojë për një herë, të na rraskapite ose të shembë plotësisht burimet e sistemeve shëndetësore kombëtare, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmetoj Portalb.mk.

Vendet në rajon po përpiqen të ruajnë të ashtuquajturat një lakore të butë e infeksionit, për ta tejkaluar sa më lehtë majën e që do të pasojë, që pritet të jetë pas Pashkëve (19 Prill).

Parashikimet për numrin e potencialisht të infektuar rishtas në vendet e rajonit janë të ndryshme, pasi ato bazohen në bilancet e tyre aktuale.

Në Bullgarinë fqinje, e cila mirë po përballet me koronavirusin dhe ku deri dje numri i personave të infektuar me Kovid-19 ishte 675, ndërsa numri i personave të vdekur 29, mjekët nuk mund të parashikonin se cili do të ishte bilanci gjatë kulminacionit të infeksionit.

“Edhe sipas skenarit të mirë, që do të thotë se të gjithë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë kufizimet, pritet që brenda dhjetë ditëve të ketë rritje serioze e numrit të pacientëve. Kjo mund të nënkuptojë edhe nga 100 raste të reja në ditë, mund të jenë edhe 200, madje edhe 500. Krejt varet nga vetë-disiplina ”, vlerëson tha Asen Baltov, shef  i Spitalit Universitar “Pirgov”.

Për gripin 10 ditë, për kovid-19 dhe më shumë se 4 javë

Sipas statistikave aktuale, rreth 20% e rasteve kërkojnë trajtim spitalor, 10% e tyre kanë nevojë për reanimim serioz me intubacion dhe 2% deri në 5% të pacientëve kanë rezultat fatal.

“Sa më shumë pacientë të pranojmë në të njëjtën kohë, aq më i vështirë është trajtimi i tyre përkatës duke i përdorur burimet maksimale të spitaleve”. Kjo është arsyeja për të cilën bëjmë apel të respektohen masat, sepse ato e kufizojnë përhapjen e infeksionit dhe na lejojnë të bëjmë trajtimet në mënyrë të duhur”, tha Baltov për” 24 orë “.

Kur njeriu tërhiqet, kafshët e rimarrin hapësirën e tyre të jetesës. Një kope bricjapësh të egër ecin nëpër rrugët pothuajse plotësisht të zbrazëta të qytetit bregdetar britanik Landidno. Kjo nuk është hera e tyre e parë, por tani askush nuk i shqetëson. Ndërkohë që njerëzit janë të mbyllur nëpër shtëpi, bricjapët janë të lirë të kënaqin me ushqimin e tyre të preferuar: kaçubat pranë rrugës.

Ai i plotëson statistikat me të dhënat krahasuese: nëse gripi kalon në tetë deri në dhjetë ditë, kur infektohet me koronavirus, organizmi nuk mund të pastrohet nga infeksioni ndonjëherë edhe brenda më shumë se katër javë. Kjo është arsyeja për të cilën trajtimi zgjat një muaj, e ndonjëherë edhe më shumë, veçanërisht për ata që janë të lidhur me respiratorë.

“Nëse pranojmë pacientë në mënyrë periodike, përkatësisht të kemi shëruar disa prej tyre e të tjerë vijnë në vendin e tyre, atëherë do të jetë shumë më e lehtë për sistemin shëndetësor, për ne dhe natyrisht për vetë pacientët”, tha Baltov.

Sipas profesorit Kostandin Angellov nga Spitali Alexandrov në Sofje, më e keqja është nëse spitalet në një moment vërshohen me pacientë, e mos ketë vend që të gjithë të akomodohen. Ai theksoi se shtetet duhet të përgatiten për skenar të tillë. Sipas Angelov, kulmi i infeksionit pritet pas Pashkëve ose menjëherë pas festës dhe mund të zgjasë dy deri në tre javë.

Deri më tani, koronaviruset e njohura mbeten të rrezikshme në sipërfaqe të tilla si dorezat e dyerve, ku qëndron rreth katër deri në pesë ditë. Ashtu si infeksionet e tjera që barten përmes pikave edhe SARS-CoV-2 transmetohet përmes duarve dhe sipërfaqeve që preken shpesh gjatë ditës. Edhe pse virusi është relativisht i ri dhe për këtë arsye është mjaft i panjohur, ekspertët besojnë se edhe për të vlejnë rezultatet e shumë studimeve nga koronaviruset e tjerë, tashmë të njohur.

“Por nëse karantina respektohet dhe gjithçka shkon sipas planit, siç tregojnë modelet matematikore, duhet të ketë shenja të kapërcimit të situatës deri në mes të majit,” tha Angelov.

Është mbajtur normë e ulët

Zyrtarët e shëndetësisë në Maqedoni gjithashtu dolën me parashikime për një kulm të infeksionit deri në fund të prillit. Në Maqedoninë e Veriut, deri dje kishte 828 raste të regjistruara të sëmundjes.

“Është një shkallë sëmundjesh prej 40,3 për 100.000 banorë. Në krahasim me rajonin dhe vendet evropiane, ku ishte mbi 340, ne ende shohim një normë të ulët të sëmundjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Vladimir Mikiq, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik.

Sa i përket grupmoshave që preken më së shpeshti, ai theksoi se këta janë persona të moshës 50 deri 59 vjeç, që do të thotë se deri më tani janë bërë përpjekje për të mbrojtur të moshuarit që janë të ekspozuar ndaj formave më të rënda të sëmundjes.

Sipas statistikave nga Instituti i Shëndetit Publik, 24% e të gjithë pacientëve të regjistruar kanë nevojë për trajtim spitalor. Komorbiditetet më të zakonshme kanë qenë sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, ndërsa 42 persona kishin diabet. Ka pasur 34 vdekje që ndërlidhen me koronavirus, me një vdekshmëri prej 4.1% në krahasim me normën e përgjithshme prej 6.2% në botë dhe veçanërisht në rajonin evropian, që tregon se Maqedonia Veriore është shumë larg nga Italia. Spanjë, Francë. Më shumë se 65% e të vdekurve janë mbi moshën 60 vjeç, e te tre të katërtat e tyre është regjistruar ndonjë lloj komorbiditeti.

Deri më tani, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë kryer mbi 8,000 testime, të cilat, sipas Mikiqit, na vendosin në krye në rajon për sa i përket numrit të testimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button