Gostivar, 4 punonjës mjekësor të infektuar nga virusi korona

Katër personat e infektuar nga stafi mjekësor i spitalit të Gostivarit, nuk rrezikojnë funksionimin normal të këtij institucioni. Drejtori i Spitalit Jakup Jakupi tha se janë testuar edhe gjashtë persona nga stafi mjekësor ndërsa shtoi se punohet në zëvendësimin e ekipit. Spitali punon me numër të reduktuar të pranimit të pacientëve, njofton Alsat-M.

Gjitha masat merren në vazhdimësi në bazë të nevojës, dhe ashtu është e organizuar puna në spital. Pra ju informova se punët janë të organizuara në grupe që eventualisht nëse njëri rezulton i infektuar prej grupit, i njëjti shkon në izolim shtëpiak dhe vazhdon grupi tjetër, që assesi mos të ndodh që të vij deri te mbyllja apo izolimi i ndonjërit nga repartet- deklaroi Jakup Jakupi, Drejtor i Spitalit të Gostivarit.

Shtabi i krizës së tre Komunave Gostivar, Mavrovë dhe Vrapçisht vlerëson se gjendja në këto komuna është serioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button