“Ekvalis” me peticion për uljen e materialit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme

Shoqata për zhvillim edukativ “Ekvalis” dhe grupi i aktivistëve të rinj e kanë filluar fushatën “Shpëtim për vitin shkollor” me të cilën e kanë ngritur edhe peticionin për zvogëlim të materialit mësimor për 70% në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Apelojmë që kjo situatë e jashtëzakonshme duhet që të trajtohet si e tillë në arsim. Zvogëlimi i materialit mësimor për 70% do të mundësonte fokus më të madh në procesin e vlerësimit – veçmas në muajin e ardhshëm të fundit të vitit shkollor Ne vlerësojmë se çdo nxënësit i duhet që t’i jepet mundësi për arritjen e suksesit në shkollë, ndërkaq gjendja momentale edhe me zbatimin e mësimit onllajn – përvojat tregojnë se për atë do të duhet kohë më e gjatë”, thonë nga shoqata.

Njëkohësisht, ata kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të japë rekomandim te shkollat për të gjithë profesorët dhe mësuesit nga një shkollë e njëjtë t’i shfrytëzojnë të njëjtat teknologji gjatë zbatimit të mësimit onllajn.

“Koezistenca e pamjaftueshme në këtë drejtim i vendos nxënësit në situatë që për çdo lëndë të shfrytëzojnë program të ndryshëm dhe me atë të krijohet ndjenja e konfuzionit dhe mosorganizimit”, shtojnë nga Ekvalis.

Ata presin që MASh t’u përgjigjet kërkesave të tyre deri më 25 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button